Legjioni i Huaj: Mjeti i atyre që kërkojnë aventurën dhe atyre që duan të provojnë veten

0

Është një ndër repartet ushtarake më të frikshme në botë, dhe natyrisht ndër më elitaret. Bëhet fjalë për Legjionin e Huaj francez.

Historia nis në një mënyrë krejt të veçantë: Luigj Filipi i Francës në 1831 rekruton gjithë të huaj që dëshirojnë të luftojnë për Francën dhe i dërgon në luftën e Algjerisë.

Legjioni i sapolindur sillet në mënyrë ekzemplare, aq sa vlerësohet me shumë dekorata të larta.

Legjionarët nuk kanë asgjë për të humbur.

Mund vetëm të shpresojnë edhe aty ku nuk ka shpresë.

Luftojnë kudo, nga Krimea në Meksikë, pa iu dridhur qerpiku.

Legjionarët e impenjuar në Meksikë sulmohen nga çdo anë.

3 mijë meksikanë kundër 62 legjionarëve të vendosur për të mos u dorëzuar.

“Komandanti Danjou bie i plagosur, duke hequr krahun artificial që e plagosi në një luftë katër vjet më parë, Pas tij bie edhe zv/komandanti Vilain. Vetëm katër persona mbijetojnë. Trupat meksikane të impresionuar nga rezitenca e legjionarëve u bëjnë nderimin më të madh”, tregon një ish-luftëtar i Legjionit.

Çdo vit, në 30 prill, legjionarët mbajnë një paradën në varrin e kapitenit Danjou.

Homazh ndaj simbolit të legjionarëve dhe rezistencës së tyre.

Kalojnë dy Luftëra Botërore dhe Legjioni është gjithmonë në radhë të parë dhe gjithmonë i njëjti: mjeti i atyre që kërkojnë aventurën dhe atyre që duan të provojnë veten.

Dikush i shtyrë nga motive ideologjike ose i çuar kundër dëshirës së tij.

Nga Legjioni kanë kaluar shumë njerëz, princi Pjetër i Serbisë, shkrimtari Ernst Junger etj.

Legjioni i ka pritur të gjithë duke i trajtuar njëlloj.

Sapo kalohen muret e Aubagne, nisin testet fizike, të inteligjencës dhe psikologjike.

Objektivi është eleminimi i të dobëtëve, sidomos mendërisht.

Trupi luan rol të vogël në Legjion, është forca mendore ajo që bën diferencën.

Mendja e ftohtë dhe vullneti i hekurt.

Rend dhe pastërti: janë këto dy rregullat bazë të Legjionit.

“Çdo gjë duhet të ishte perfekte. Çdo mëngjes laheshim, rruheshim, rregullonim shtretërit dhe gjithçka. Çdo gjë bëhej nën një presion të madh. Instruktorët na bërtisnin në fytyrë. Por pikërisht kjo është sfida: të jesh i përgatitur për të vepruar në çdo situatë”, kujton britaniku Tony Sloane, ish-legjionar.

Stërvitja bazë zgjat katër muaj. Më pas nis specializimi.

Stërvitja vazhdon deri sa ushtari të ketë forcë për të qendruar në këmbë.

Kryhet në kushte ekstreme.

Për më tepër ushtarët nuk kanë masa mbrojtëse.

Kanë himnin e tyre dhe japin jetën për njëri-tjetrin.

“Legjionari shkon kudo ku ka luftë dhe nuk kundërshton asnjëherë”, është rregulli bazë i tyre.

“Legjionarët janë bij të Francës, jo për gjakun e marrë, por për gjakun e derdhur”, shkruhet në një pllakatë të madhe të Legjionit të Huaj/GazetaTema.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here