Legjenda e hendbollit serb: “Lërini të luajnë, Kosovën e kemi humbur”

0

Pas vendimit të Qeverisë së Serbisë që Përfaqësuesja e tyre e hendbollit të mos luajë me Përfaqësuesen e Kosovës, mediet serbe kujtojnë deklaratën e dhënë plot dy vjet më parë nga legjenda e hendbollit serb, Veselin Vujoviq.  “Qysh kur u pranua liga e tyre (e Kosovës), ka dashur ta fitoj me një skuadër serbe. Më jepni një skuadër në Mitrovicë dhe ta fitoj kampionatin”, pati thënë Vujoviq.

Për dallim nga shumica serbe, ai nuk e sheh problem që sportistët e Kosovës të garojnë për shtetin e tyre. “Lini të merren me sport.  Do të vijë dita kur duhet të luajmë ndeshjen Serbia – Kosova. Nuk e di nëse kjo do të ndodhë pa gjak dhe marrëzi, por unë jam skeptik. Duhet të luajmë, të fitojmë, të tregojmë se jemi më të mirë dhe jeta le të vazhdojë. Pa marrë parasysh qëndrimin tuaj, Kosovën e kemi humbur. Kurrë nuk do të ketë një referendum, prandaj duhet pranuar realiteti”, pati thënë Vujoviq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here