Le Monde: Rruga kryesore e Prishtinës, me asgjë nuk tregon se 90% e popullsisë shqiptare, është myslimane

0

 

Ndërsa Kosova është duke përgatitur një ligj të ri për rregullimin e çështjes së feve, cilat janë ndjenjat fetare të shumicës shqiptare myslimane në vend? Pas plagëve të luftës me Serbinë e Millosheviqit, a kanë arritur të rrënjosen islamistët radikalë ? Albinfo.ch përcjell një analizë të veçantë që gazeta frankofone Le Monde e ka botuar këto ditët e fundit.

Në sheshin “Nënë Tereza”, rruga kryesore e Prishtinës, asgjë nuk tregon se 90% e popullsisë, etnikisht dhe gjuhësisht shqiptarë, është myslimane. Shqiptarët që kalojnë i përngjajnë çdo popullate tjetër evropiane dhe nuk duken më pak “nga  Mesdheu” se sa kalabrezet ose andaluzianët.

Kjo “Shqiptari (albanité)” është çimentoja e territorit, i cili shpalli pavarësinë e tij mu në zemër të Ballkanit në vitin 2008, pas një periudhe të dhimbshme luftarake, dhe me pas një qeverisje nën ombrellën e OKB-së.

Sot, republika e re bën gjithçka për të miratuar doket politike të Bashkimit Evropian. Është shteti i vetëm i Ballkanit i kryesuar nga një grua dhe që lejon me ligj martesën e dy personave të njëjtit seks (një ligj shumë pak i zbatuar, me që nuk ka kandidatë të tillë).

„Shqiptarizmi“  para Islamit

 

Nëse flamuri i kuq me shqiponjën e zezë i Shqipërisë është kudo, flamuri i Kosovës – gjashtë yje të bardha në sfond blu, nuancë e Bashkimit Evropian – mëson gjëra të tjera për identitetin e vendit. Ky flamur përfshin gjashtë komunitetet e pranishme në vend. Shqiptarët përbëjnë 92% të popullsisë, ndërsa  serbët (5.3%), kurse boshnjakët, turqit, romët, goranët janë pjesa tjetër e banorëve.

Shqiptarët e Kosovës, të cilët zakonisht paraqiten si myslimanë, megjithatë numërojnë  65.000 katolikë, shumica e madhe e praktikuesve gjendet në radhët “kombit”. Ashtu si në Shqipërinë fqinje, konvertimi në Islam është bërë vonë (shekulli XVI) nga “armiku kombëtar” turk. Ndryshe nga boshnjakët – sllavë, të cilët ndërtuan identitetin e tyre mbi Islamin kundër serbëve (sllavë  ortodoksë) dhe kroatëve (sllavë katolikë) – shqiptarët luftuan kundër turqve dhe serbëve, pa bërë dallimin mes trupave luftarake të tyre, cili ishte mysliman apo katolik. Famullitari i Përgjithshëm i Kosovës, Don Lush Gjergji, thotë se gjatë luftës në mes të serbëve dhe shqiptarëve në vitin 1999, katolikët nuk ishin të shqetësuar nga myslimanët. “Sot, ne kemi çdo vit rreth njëzet pagëzime të myslimaneve kripto-katolikë” shton ai. Katedralja në Prishtinë i përkushtohet Nënë Terezës – murgeshë shqiptare – e shenjtëruar nga Gjon Pali II – dëshmon qartë për përputhshmërinë fetare është  legjendë kombëtare. Ndërtesa, ende në ndërtim e sipër, do të jetë më e madhja në Ballkan. Dritarja e parë tregon Shën Palin, i cili solli Ungjillin në rajon, kur atëherë quhej Iliri, vendi i njerëzve të lirë.

Ibrahim Rugova, intelektual dhe presidenti i parë i Kosovës, i cili mishëroi idenë e pavarësisë, konsideronte se shqiptarët janë konvertuar edhe me forcë në Islam, dhe se shumë prej tyre kishin mbajtur fshehur praktika të krishterimit. Disa zëra pohojnë se ai ishte konvertuar në katolicizëm pak para vdekjes së tij.

Një shoqëri laike

Kushtetuta e Kosovës nuk njeh asnjë fe. Këto konsiderohen si kompanitë private, pa dobi ose mbrojtje të veçantë. Megjithatë, legjislacioni në përgatitje do të mund gjithashtu t’u japë serbëve ortodoksë në vend një njohje më të mirë. Në vitin 1970 qeveria ish-jugosllave pati themeluar një universitet në kryeqytetin rajonal, i cili ndihmoi të formojë një elitë ateiste kryesisht socialiste, nacionaliste dhe fëmijët e të cilëve janë sot zyrtarë të lartë të shtetit.

Megjithatë, Islami kosovar vazhdon. Ata janë kryesisht sunitë, nga shkolla hanefite apo hanbalite. Bektashinjtë, myslimanë heterodoksë dhe mistikë, janë gjithashtu të pranishëm dhe identifikohen me shiizmin. Një numër i vogël i tyre thuhet të ketë lidhje me OJQ-iraniane. Megjithatë, është e rrallë të shihen gra të veshura me nikab në vend, duke përfshirë edhe Kaçanikun, një nga qytetet që konsiderohet më i  favorshëm për radikalizmin fetar. Nëse shihen disa gra me shami, ajo është një shami e thjeshtë dhe duket të jetë dukuri e jashtëzakonshme.

Vera është produkt i parë i eksportit të Kosovës dhe atje konsumohet kudo birra dhe rakia, si dhe vodka lokale. Edhe UÇK-ja (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) nuk e ka bërë asnjë herë Islamin si një temë thelbësore. Kur vizitojmë varrezat në Dubravë, varrezat nuk janë të drejtuara në drejtim të Mekës. Në këtë kontekst, është e befasueshme kur qeveria kërkon arrestimin e katërmbëdhjetë imamëve radikalë të trajnuar jashtë vendit dhe mbylljen e disa grupeve islamike të financuara nga OJQ-të e bazuara në Golf.

Gjurmë salafiste

Kosova ka qenë e konvertuar në Islam nga dervishët misionarë. Sipas Musli Verbanit, imam tradicional i Kaçanikut, Islami lokal praktikohet plotësisht nga 5 deri në 10% të shqiptarëve. Imami, i cili kundërshtoi frontalisht organizatat fetara salafiste të huaja, u detyrua të largohet nga xhamia e tij pasi që i kishin djegur makinën, pavarësisht nga një peticion ku qytetarët e Kaçanikut e mbështeteshin. Sipas tij, ata kontrollojnë trupin qendror të Islamit kosovar. Për këtë arsye ata japin fjalën e tyre kur bëhet fjalë për  përmbajtjen e Islamit që u mësohet  imamëve të trajnuar për salafizëm, transemton albinfo.ch.

Financimi është thelbësor për të siguruar zhvillimin e xhamive. Por, ky fakt nuk mund t’u shmanget pasojave që kanë filluar të shqetësojnë edhe qeverinë, siç u tregua me temën e konferencës së katërt ndërfetare në Prishtinë, e cila u mbajt më 28-30 maj. Kështu që, në vitin 2012, Imami Enes Goga predikonte haptas për xhihadin në Siri dhe në qershor 2014 Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku dhe anëtar i Daesh-it, grisi pasaportën e tij kosovare, duke premtuar që të nënshtrojë Jerusalemin dhe Romën. Por, kosovarët nuk mashtrohen. Këtu shumica e kandidatëve që angazhohen për  xhihad e bëjnë për arsye financiare.

Pyetja shtrohet, në afat të gjatë, çfarë do të ndodhë me këto xhami të reja?

/Le Monde/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here