LDK:”Shpend Ahmeti po tenton ta shkatërrojë demokracinë në kryeqytet”

0

PRISHTINË, 6 SHKURT – Anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së sot në një presskonferencë kanë thënë se një ditë më parë kanë pritur që të nxirret në seancën e kuvendit propozimbuxheti për aprovim dhe vizioni i kryetarit të komunës Shpend Ahmeti për zhvillimin e kryeqytetit, por siq janë shprehur ata “kryetari dhe nënkryetari i komunës u morën me të tjera punë, u morën me shpifje dhe insinuata, me filikaqa”. “Filikaqat e lokalit të tij biznesor i solli në institucionin e Kuvendit të Komunës. Bashkë me filikaqa solli edhe militantë me emër dhe mbiemër që kërcënojnë çdo ditë në rrjete sociale dhe të njëtit i solli edhe ne ndërtesën e komunës”, janë shprehur anëtarët e LDK-së në KK të Prishtinës. “Kryetari i kompromituar Shpend Ahmeti, po tenton ta shkatërrojë demokracinë në kryeqytet”, ka qenë një akuzë tjetër e LDK-së. “Ai po merret me shpifje ndaj kryesuesit të Kuvendit të komunës dhe ndaj shumë e shumë anëtarëve të Kuvendit, ne i ftojmë të gjithë individët e përmendur të ngrisin padi për shpifje ndaj kryetarit të kryeqytetit”, ka bërë thirrje partia që e ka mbajtur pushtetin gjatë gjithë kohës së pasluftës në Prishtinë. Anëtarët e saj në legjislativin komunal e kanë akuzuar kryetarin Ahmeti për mosdije në punët administrative e shtetërore. “Gjatë gjithë vitit 2014, para çdo mbledhje të Komitetit për Politikë e Financa dhe të Kuvendit, kryetari dhe nënkryetari i Komunës e kanë ftuar kryesuesin dhe shefin e grupit të LDK-së, për ndihmesë në nxjerrjen e propozimeve dhe të politikave zhvillimore në Prishtinë, kanë pasur nevojë për dije elementare të administrimit të Komunës dhe këtë ua ka mësuar, sepse e kanë kërkuar vetë”, janë shprehur kuvendarët e LDK-së në Prishtinë duke e ftuar kryetarin Ahmeti që të jap dorëheqje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here