LDK vazhdon ta kundërshtoj “fuqishëm dhunën e opozitës ndaj shtetit të Kosovës”

0

 

Në kuadër të takimeve “për fuqizimin e rolit të LDK-së dhe për ndryshimet statutore, të cilat thellojnë demokracinë dhe rrisin përgjegjesinë”, degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga regjioni i Prishtinës, sot diskutuan dhe propozuan disa ndryshime statutare

Për të mësuar më shumë rreth kësaj tematike mund ta lexoni komunikatën e LDK-së:

 

Komunikatë

 

Qindra përfaqësues të degëve të LDK-së të regjionit të Prishtinës, diskutuan për fuqizimin e rolit të LDK-së dhe për ndryshimet statutore

Prishtinë, 20 janar 2016

Në kuadër të takimeve për fuqizimin e rolit të LDK-së dhe për ndryshimet statutore, të cilat thellojnë demokracinë dhe rrisin përgjegjesinë, degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga regjioni i Prishtinës, sot diskutuan dhe propozuan ndryshime statutare, në funksion të  fuqizimit të LDK-së. Diskutimet dhe propozimet, do të shërbejnë për realizimin sa më të mirë të programit politik të LDK-së.

Në këtë diskutim të sotëm, përfaqësuesit shpalosën ide rreth procesit zgjedhor të brendshëm, forumit të rinisë, forumit të gruas, rolin e degëve në diasporë dhe shumë elemente tjera, përmes së cilave synohet të fuqizohet Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti shtetformuese dhe institucionale, duhet të përgadit vehten për dekadën e ardhshme, si periudhë e integrimit Euro-Atlantik, dhe se debatet e tilla si sot, paraqesin pikënisje të shkelqyeshme për këtë proces.

Pjesëmarrësit i dhanë përkrahje të plotë Kryeministrit dhe Institucioneve të Kosovës në punën e tyre për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike dhe forcimin e shtetit të së drejtes, duke kundërshtuar fuqishëm dhunën e opozitës ndaj shtetit të Kosoves.

Procesi i debateve për për fuqizimin e rolit të LDK-së dhe ndryshime statutare, do të vazhdoj edhe nëpër regjionet e tjera të Kosovës, dhe do të përmbyllet me një Konventë partiake, ku synohet që këto propozime të miratohen”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here