LDK tkurret në Komunën e Prishtinës, Abit Kastrati vendosë të veproj i pavarur

0

Grupi Parlamentar i LDK-së në Prishtinë praktikisht është hedikepuar duke mbetur me një deputet më pak. Kjo pasi Abit Kastrati ka vendosur që të jetë i pavarur.

“Në zgjedhjet e fundit komunale, unë kam fituar besimin e qytetarëve të Prishtinës për t’i përfaqësuar ata në Kuvendin Komunal, duke iu premtuar atyre ndershmërinë, transparencën dhe angazhimin maksimal në zhvillimin dhe përparimin e qytetit tonë.

Për të treguar reciprocitet të respektit e bashkëpunimit me qytetarët e kryeqytetit dhe votuesit e mi, për hir të korrektësisë, më duhet që t’i sqaroj qëndrimet e mia në vazhdim të mandatit tim, në lidhje me zhvillimet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Kuvendi Komunal i Prishtinës, që nga zgjedhjet e deri më sot, është shndërruar në arenë ku maten forcat e grupeve të ndryshme, e të cilat me rivalitetin e tyre e kanë stopuar çdo zhvillim të qytetit duke na bërë kështu neve, qytetarëve të Prishtinës, humbësit më të mëdhenj në këtë betejë. Unë konsideroj se inatet, rivalitetet dhe bllokimet e kanë sjellë Prishtinën në një gjendje në të cilën nuk do të dëshironim ta shihnim asnjeri prej nesh.

Duke qenë se unë mbaj përgjegjësi përballë elektoratit tim dhe kjo gjendje nuk përkon me premtimet që unë ua kam bërë atyre në fushatë parazgjedhore, mua më duhet që të distancohem nga çdo veprim i cilit do grup në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Nga sot e tutje, qëndrimet e mia në Kuvend Komunal do të jenë vetëm sipas bindjeve të mia personale e jo sipas qëndrimeve grupore e partiake, sepse unë nuk dua të bëhem pjesë e asnjë grupi të interesit, qoftë ai opozitar e qoftë në pozitë, pra do të veproj dhe vendos në mënyrë të pavarur dhe si asambleist i pavarur.

Prishtina dhe qytetarët e saj meritojnë më shumë se sa ky stagnim që është krijuar si pasojë e kryeneqsive të disa individëve. Unë do të bëj gjithçka që veprimet e mia dhe kontributi im në Kuvendin e Komunës së Prishtinës të përkojnë me dëshirat dhe ëndrrat e qytetarëve të Prishtinës.
Me respekt,
Abit Kastrati”, ka shkruar ai në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here