LDK thotë se po përgatiten lëndë për prokurori ndaj Shpend Ahmetit

0

PRISHTINË, 19 SHKURT – Grupi i LDK-sё nё Kuvendin e Prishtinёs, konsideron se letra e kryetarit Shpend Ahmeti drejtuar MPAL dhe kryesuesit tё Kuvendit tё Komunёs, lidhur me ligjshmёrinё e vazhdimit tё mbledhjes sё rregullt tё Kuvendit tё Prishtinёs tё datёs 5.02.2015, “ёshtё pёrpjekje pёr tё mbuluar dёshtimet e tij nё udhёheqjen dhe menaxhimin e Komunёs sё Prishtinёs”. “ Komuna me Shpendin nё krye, qё nga fillimi i qeverijes sё tij e deri nё ditёt e sotme ka proceduar me vendime tё jashtёligjshme”, ka theksuar në një komunikatë për media Grupi i anëtarëve të LDK-së në KK të Prishtinës duke përmendur shkelje të ligjeve të arsimit nga kryetari Ahmeti, shkelje të ligjit pё menaxhimin e financave publike dhe pёrgjegjёsitё, ligjit mbi prokurimin publik, e ligjit pёr ndёrmarrjet publike. Për këto shkelje deputetët lokalë të LDK-së kanë thënë se po pёrgaditen lёndёt pёr Prokurori ndaj Shpend Ahmetit. E pjesёmarrja e kryetarit tё Komunёs nё protesta tё dhunshme, tё 27 janarit 2015, “pёr shkatёrrimin e kryeqytetit tё cilin ai e menaxhon vetё, jep shembullin mё ekstrem, kur njё kryetar me pushtet pёrpiqet ta shkatёrrojё qytetin qё udhёheq dhe shtetin e tij”.” Ёshtё kryetari Ahmeti qё nuk e dha asnjё tё dhёnё lidhur me dёmet milionshe tё kryeqytetit. Ёshtё kryetari Ahmeti qё nuk e thirri asnjёherё Kёshillin pёr Siguri nё Bashkёsi, si njё organ qё shqyrton sigurinё nё kryeqytet”, ka tërhequr vërejtjen Grupi i LDK-së. Shpend Ahmeti sipas këtij grupi “ka rёnё pre e politikave çoroditёse tё Komitetit tё mediave tё Vetёvendosjes”. “Pёrpjekjet e tij pёr tё vёnё nё dyshim vendimet e shumicёs parlamentare tё Kuvendit tё Prishtinёs, janё edhe njё dёshmi se udhёheqja komunale, po merret me politikat linçuese tё modeleve e tё regjimeve tё viteve 50 tё shkeullit tё kaluar, me tipare tё eliminimeve politike, pa zgjedhur asnjё mjet!”, është konstatuar në komunikatën e LDK-së

k

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here