LDK thotë se përgjegjës për dhunën në protesta janë organizatorët e protestës

0

PRISHTINË, 26 JANAR – Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) e njeh të drejtën e qytetarëve për të protestuar por “konsideron se e drejta e protestës nuk mund të përdoret për të sulmuar, cënuar institucionet dhe për të rrezikuar sigurinë e Republikës së Kosovës”. LDK përmes një komunikate të lëshuar sot për media ka dënuar “ashpër aktet vandale të një numri të protesuesve, të ushtruar kundër objektit të Qeverisë dhe pronave private të qytetarëve”. “Në demokraci pushtetet ndërtohen me votën e lirë të qytetarëve dhe jo me ultimatume në rrugë e me ushtrim dhune ndaj institucioneve dhe qytetarëve”, ka tërhequr vëmendjen LDK duke e konsideruar “të papranueshme shfytëzimn e të drejtës së protestës për të ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, medieve dhe për të nxitur urrjetje ndëretnike”. Kjo parti ka tërhequr vërejtjen se “në përputhje me Ligjin për Tubimet Publike, për dhunën dhe aktet vandale përgjegjës janë organizatorët e protestës”. LDK ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të zbardhin situatën e ditës së shtunë dhe që të garantojnë sigurinë e qytetarëre, objekteve publike, pronës publike dhe pronës private. “LDK i jep mbështetje të plotë Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ruajnë rendin kushtetues, që të punojnë në përputhje me normat kushtetuese dhe në interesin e të gjithë qytetarëve të vendit, pa asnjë dallim”, është shprehur partia e kryeministrit Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here