LDK: Në Pejë fiton “kryetari i mrekullueshëm”, në Rahovec ministri i financave

0

Gazmend Muhaxheri është rizgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Pejë pa kundërkandidat, ndërkaq Abdullah Hoti, ministri i Ministrisë së Financave, e ka mposhtur në garën për kryetar dege, Ibrahim Kryeziun kryetarin shumëvjeqar të LDK-së në Rahovec. Isa Mustafa, kryetar aktual i LDK-së dhe kryeministër aktual i Qeverisë së Kosovës ka thënë në Pejë se LDK-ja e ka në këtë qytetet një degë të mrekullueshme e edhe me një kryetar të mrekullueshëm. “I mrekullueshmi”, Gazmend Muhagjeri ka folur për një interesim të madh të pejanëve për LDK-në. Ai ka thënë se do të punojë që të arsyetojë besimin e qytetarëve. Në këtë kuvend ishte i pranishëm edhe themluesi i LDK-së në Pejë, Ymer Muhaxheri i cili është axha i kryetarit aktual Gazmend Muhaxheri. E Abdullah Hoti pas fitores partiake në Rahovec është zotuar t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme në këtë komunë.

dulla

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here