LDK: Mos ia vëni veshin avanturierit Shefqet Dibrani

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një reagim në lidhje me informatat e publikuara në mediat elektronike, të cilat i referohen deklaratës së Shefqet Dibranit që ka folur në emër Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të informojë publikun vendor dhe veçmas anëtarët dhe simpatizantët e saj në Zvicër,se përfaqësues i vetëm dhe legjitim i zgjedhur të përfaqësojë zërin e Lidhjes Demokratike në Zvicër, është zt. Haki Latifi, i cili ka përfaqësuar anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në Zvicër, në Kuvendin zgjedhor të fundit të LDK-së dhe vazhdon të jetë Kryetar legjitim i Degës së LDK-së në Zvicër.”ka bërë me dije LDK.

“LDK-ja fton antarësinë dhe simpatizantët e saj që të mos humbin kohë me deklarata dhe komunikata të pa autorizuara dhe dashakeqe të avanturiereve sikur z. Dibrani. LDK-ja ri-konfirmon që në kuadër të proceseve të brendshme dhe rolit të saj prijës në procesin e shtet-ndërtimit dhe shtet-formimit, LDK-ja ka dëshmuar se angazhohet që diaspora të luajë një rol aktiv dhe të integruar. Kjo është mënyra më e mirë dhe e vetme që diaspora të vazhdojë t’i shërbejë interesave të Republikës së Kosovës.” është tërhequr vërejtja në reagim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here