LDK-ja e Prizrenit bënë thirrje për bojkotim të protestës

0

PRIZREN, 26 JANAR – Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në Prizren, ka lëshuar një komunikatë sot përmes së cilës u bënë thirrje qytetarëve të Prizrenit dhe të Kosovës, që të mos bëhen pjesë e protestave “ku qëllimi nuk është shkarkimi i një ministri por paralizimi i punës së Institucioneve qeveritare dhe tentativa për të marrë pushtetin në kundërshitm me vullnetin e popullit të përcaktuar me votën e lirë”. Dega e LDK-së ka shprehur “mbështetjen e plotë” për kryeministrin Isa Mustafa, siq thuhet “në barrën e rëndë që ka marrë mbi vete për të mos lejuar falimentimin e shtetit dhe degradimin e situatës politike dhe ekonomike në vend”. “Nuk është mënyra evropiane e të zgjidhurit të çështjeve politike në mënyrë të dhunshme siç ndodhi në protestën e fundit të partive opozitare”, është thënë ndër të tjera në komunikatën e Degës së LDK-së në Prizren.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here