LDK e mirëpret Melihate Tërmkollin

0

Në një konference të organizuar për media, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se LDK po i forcon radhët pasi, Melihate Tërmkolli, po kthehet në shtëpinë e Ibrahim Rugovës.

Sipas tij, Tërmkolli do të kontribuoj shumë në LDK. Poashtu Beqiri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, po dëshmohet se i çmon vlerat dhe dera është e hapur për të gjithë.

E, ajo e cila u rikthye në LDK, Melihate Tërmkolli ka thënë se ashtu siç ka punuar më herët do të punojë bashkërisht me të tjerët për ngritjen e LDK-së.

Sipas saj, LDK po i kthen njerëzit e saj, sepse fuqia LDK-së është e madhe prandaj LDK duhet të kthehet si partia e parë në vend.

“Kjo është shtëpia ime dhe këtu kam kontribuar gjithë jetën time”, ka thënë Tërmkolli

Poashtu ajo ka falënderuar edhe kreun e AAK-së Ramush Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here