LDK e kënqur me paraqitjen e presidentit Thaçi në KS të OKB-së

0

Deputeti i LDK-së, njëherësh Ish-ministër i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë se është ndarë i kënaqur me përfaqësimin e Presidentit Thaçi në Këshillin e Sigurimit që u mbajt dje në New York.

Rrahmani tha se përballë Serbisë, Kosova ishte shumë mirë për faktin se Serbia nuk ka asnjë fakt për ato që i adreson Kosovës.

 “Unë e kam përcjellë dhe jam i kënaqur me paraqitjen. Serbia nuk ka fakte”, u shpreh ai.

Në një konferencë për media ku foli për punën e deritashme të Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili, Rrahmani ka adresuar një numër kritikash.

Punën e deritanishme të prezantuar nga  Ismaili, Rrahmani e quajti farsë, pasi sipas tij, fushata e Ismailit është përpjekje e fshehjes të së vërtetës pasi që punët që po thuhet se janë kryer tash, janë kryer në kohën e qeverisë Mustafa.

Tutje ai  tha se Ismaili duhet të jap disa përgjigje në fushën e sigurimit shëndetësor dhe barnat jashtëspitalore.

“Rritja e buxhetit nuk ka reflektuar edhe me rritjen e listës së barnave esenciale dhe të të punësuarve. Nëse llogarisim se janë kursyer 6 milionë euro, del se Ministria e Shëndetësisë ka manipuluar. Është e turpshme tendenca për të manipuluar për çmime më të lira. Çmimet janë ulur për shkak të kushteve të konkurrencës”, tha ai.

Deputeti i LDK-së tha po ashtu se projekti i spitalit të Ferizajt është një rast i veçantë për të cilin i ftoi mediat që të hetojnë se çfarë qëndron prapa tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here