Lazio dhe Berisha bashk nuk njohin humbje

0
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në portën e Lazios që mposhti skuadrën e Fiorentinës me rezultatin 3:1.
Ndeshja ndërmjet Fiorentinës dhe Lazios u zhvillua të shtunën dhe i ka takuar xhiros së 19-të të Kampionatit italian, Serie A. Me këtë fitore Lazio është ngritur në pozitën e nëntë me 27 pikë.

Berisha 26-vjeçar në portë ka qenë edhe në tri ndeshjet e fundit ku skuadra e Lazios barazoi dy herë dhe një herë ka fituar. Fitoren e ka arritur 2:1 kundër Interit, kurse ka barazuar pa gola kundër Carpit dhe 1:1 kundër Sampdorias.

Berisha në portë ishte edhe në ndeshjen e luajtur më 17 dhjetor të vitit të kaluar ku Lazio e kishte mposhtur Udinesen me rezultatin 2:1 në kuadër të Kupës së Italisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here