Lavdrim Muhaxheri, as i vrarë e as i arrestuar, ai është në Irak

0

Terroristi shqiptar i Shtetit Islamik Lavdërim Muhaxheri është shëndoshë e mirë në Irak. Për të deri më tash është raportuar shpeshherë se është vrarë. Fotografitë e reja janë publikuar në Twiter në llogarinë Iraqi Suryani, ku thuhet se Muhaxheri tani ndodhet në Irak.

“#Iraq – Lavdrim Muhaxheri i njohur si ” Ebu Abdullah el-Kosova ‘ ‘ është shfaqur në qytetin Rutba provinca #Anbar perëndimorë”.

Ditë më parë në mediat italiane u publikua një shkrim ku pretendohej se Muhaxheri është arrestuar në qytetin e tij të lindjes në Kaçanik, nga ana e agjentëve rusë të cilët veprojnë në Serbi dhe Bosnje. Ky arrstim thuhej se ishte kryer kinse për faktin se Muhaxheri ishte përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit rus në Egjipt ku humbën jetën mbi 220 njerëz.

Lavdrim Muhaxheri

 

aaa

 

Lavdrim Muhaxheri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here