Laureta Sahitaj: Gazetaria është gjithçka çfarë dua

0

Moderatorja e TvOpinion, Laureta Sahitaj, ndihet e plotësuar në profesionin e Gazetarisë. Ka thënë se Gazetaria është krejt çfarë ajo do.

Gazetarja e emisionit “Hark” në një intervistë ka thënë se nuk i pëlqen në Kosovë qasja e njerëzve në përgjithësi karrshi një çështje të caktuar dhe se ka kujtuar se si derisa shumë probleme vendet e tjera kanë harruar kur i kanë kaluar, në Kosovë janë aktuale. Autorja e dy përmbledhjeve me poezi- ” Kopshti i ëndrrave” dhe “Kur zemra të mashtron ” – ka zbuluar se në të ardhmen do ta botojë edhe një roman. Sahitaj ka shpjeguar lidhjen e saj me Prizrenin dhe Prishtinën, ka folur për idolin e saj në fushën e prezantimit, raportin me librin etj.

Kush është Laureta Sahitaj jashtë ekranit televiziv?
Laureta?! Nuk mund të them se është larg nga ajo që jam në studio por gjithsesi nuk mund të jesh asnjëherë po ajo. Jashtë studios jam më impulsive, më temperamente. E rebeluar ndonjëherë,  por bëjë diferencën mes gjërave. Nuk më pëlqen që gjërave t’ju vë kufi, spontanen e dua, gjithçka me rrjedhën. Me të gjitha ndjesitë si çdo njeri herë e frustuar, nervoze, e lumtur, të gjitha , nuk jam asnjë ditë e njëjtë, por kjo është ajo në të cilën jetoj vërtet, e ndjej çdo minutë që kalon, çdo gjë që ndodh, që përjetoj. Thjesht mundohem të kap çastin. Një vajzë qe ka një lidhje të fortë me familjen, mundohem të jem një mike e mirë .Më pëleqen të provoj gjëra të reja, të njoh njerëz të rinj, të bëj diçka ndryshe, të rrezikoj ndoshta edhe të humbas ndonjëheë ,  do të çmendesha sikur çdo ditë e imja të jetë e njëjtë. E di mirë çfarë dua dhe mundohem rreth qëllimeve të mia. Mjafte komunikuese, e guximshme deri në atë masë sa për të qenë e sinqertë zakonisht . Dhe që nuk mundem pa kafen e mëngjesit (qesh).

Keni studiuar Ekonomi, ndërkaq merreni me Gazetari, pse?
Si ekonomiste është një punë e dytë për mua ndërsa Gazetaria është pasion im. Është gjithçka çfarë dua, ndihem e plotësuar,  kërkon shumë sfida, shumë vullnet , njeh njerëz të rinj , mëson diçka nga çdokush si dhe të mundëson të krijosh diçka vetë.

Keni ndonjë idol në fushën e prezantimit?                                                                                                       Nëse flasim për shqiptarët atëherë unë admiroj Adi Krastën. Ai është shembulli më i mirë për prezantim, mënyra e tij origjinale, fjalët e ndërthurura mes gjërave, mimika e tij që tregon qartë brendinë e tij. Nuk i dua prezantimet si statujë, që veç bëjnë detyrën e pyetësit. Ai di që t’u jap shpirt fjalëve, di të nxjerrë në mënyrë elegante përgjigjiet. Do flisja shumë më gjatë për të (qesh). E çmoj shumë.
A ndiheni më mirë në Prishtinë, qytetin e studimeve, apo në Prizren, qytetin e lindjes e të punës aktuale?
Për mua keto dy qytete janë plotesisht të ndryshme.Kam një lidhje të fortë mes të dy qyteteve unë edhe sot vazhdoj të jem sa atje sa këtu. Por kur lodhesh nga turma dhe dinamika e Prishtines është Prizreni për ditë më të qeta .

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?                                           Kam lexuar gjithmone dhe vazhdoj të lexoj. Do të isha shume e zbrazur dhe e mjerë pa leximin. Ndersa libri i fundit qe kam lexuar është ” E zhveshur para teje ” nga Sylvia Day .

Çfarë nuk iu pëlqen në Kosovë dhe për çfarë e doni Kosovën?
Hmm… Kosovën e dua jo pse s’mund të mos e dua, por sepse mendoj se kjo është diçka që vjen natyrshëm, është pa kushtëzim dhe nëse kërkon arsye i ke humbur kuptimin çdo ndjenje . Ndërsa të them më mirë, çka më pengon janë njerëzit, veprat e bëra dhe ato të pabëra. Do të ndryshoja mënyren se si i qasemi një ndodhie, ngjarje apo çkado tjetër. Nuk më pelqën kur ne u kushtojmë rëndësi gjërave, të cilat jo që nuk janë të rendësishme, porse nënkuptohen, p.sh ne kemi ende problemet që në shtetet tjera nuk ekzistojne si probleme .

Si është një burrë ideal në mendjen e Lauretës?
Mashkulli i butë dhe i eger njëkohesisht, ai që e di mire çfarë do. Ai që ka nje kulturë komonikimi e them fjalëkryqesh (qesh). Ai që di të josh dhe di të kuptojë.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?
Kam shumë plane, uroj të kem kohë për të gjitha (qesh). Do të vazhdojë me televizionin, une nuk bëj pa të, do të nxjerr në botim romanin tim të parë, etj. etj .

A më vështirë te jesh intervistues apo e intervistuar?                                                                           Tani këto të dyja kane të veçantën e tyre. Nuk do të thoja është më vështir të intervistosh apo të të intevistojnë, sepse secila ka peshën e njëjtë – fjalën , por do të thoja qenka zbavitëse të të intervistojnë  (qesh).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here