Latif Merovci emërohet zëvendës drejtor i AKI-së

0

Presidenca ka njoftuar se sipas ligjit dhe bazuar në kushtetutë, së bashku me kryeministrin Mustafa, emëruan zëvendësdrejtorin e AKI-së, Latif Merovcin.

`Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, bazuar në Kushtetutë dhe në ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë emëruar sot, zotëri Latif Merovcin, zëvendësdrejtor të AKI-së. Emërimi i zotëri Merovcit, zëvendësdrejtor të AKI-së, u bë pasi Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, paraprakisht, kanë pranuar dorëheqjen nga detyra të zëvendësdrejtorit të deritashëm të AKI-së, zotëri Muharrem Ajetit, të cilin e kanë falënderuar për angazhimin dhe punën në ndërtimin e AKI-së.
Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjin për AKI-në, kanë emëruar sot në detyrën e inspektorit të përgjithshëm të AKI-së, zotëri Shkëlzen Sopjanin”. thuhet ne njoftimin e Presidentes Jahjaga ne rrjetin social ne facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here