Latif Gashi:”Është hera e parë që ndëgjojë se dikush ka kërkuar haraç në emrin tim”

0

Latif Gashi, i njohur si komandant Lata, u përmend nga afaristi Eroll Vitaku si emri të cilin haraçegjinjtë e përmendnin kur i kërkonin atij haraç për të vazhduar biznesin e tij.

Vitaku ka thënë se personat janë thirrur në emrin e komandant Remit dhe Latës, të dy këta deputetë të PDK-së, ndërsa ka treguar se ata edhe e kanë sulmuar fizikisht.

Ndaj kësaj ka reaguar komandant Lata, i cili në një prononcim telefonik në emisionin Interkativ të KTV-së, ka thënë se është ndjerë tejet keq nga këto deklarata.

Ai ka thënë se me afaristin Vitaku njihet tash e disa vite, ndërsa ka theksuar se Vitaku ka bërë keq që nuk i ka treguar atij direkt për këto ngjarje.

“Unë dhe familja ime u ndjemë shumë të ofenduar kur në debatin televiziv në emisionin ‘Puls’ u përmend edhe emri im nga një qytetar i Republikës, nga një afarist i nderuar siç është Eroll Vitaku të cilin personalisht e njoh dhe kam, besoj, raporte të mira me të. U shqetësova më së shumti duke qenë se tani e shtatë vite ka pasur mundësi të më kontaktojë me miliona herë dhe të më thotë: ‘Latë, dikush po thirret në emrin tënd’. Më erdhi shumë keq nga ai që që shtatë vjet u paguan personave të pandërgjegjshëm dhe pas shtatë viteve tregon se janë thirrur në emër të ‘filanit’… Qytetarëve të Republikës ju garantoj se kurrë në jetën time, as me këta e as me asnjë qytetar nuk kam biseduar dhe nuk qëndron emri im apo personaliteti im prapa njerëzve të pandërgjegjshëm, njerëzve që shkelin ligjin dhe i shkelin të drejtat e qytetarëve. Tërë jetën time jam munduar të jem në dispozicion të të drejtave të tyre dhe lirinë fizike time dhe familjes time e kam sakrifikuar gjithherë për me qenë të lirë qytetarët”, ka thënë ndër të tjera komandant Lata, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se është hera e parë që dëgjon se dikush ka kërkuar haraç në emrin e tij.

“Kurrë në jetën time nuk kam dëgjuar asnjë ankesë të asnjë qytetari, prandaj u ndjeva shumë i shqetësuar”, ka thënë më tej Gashi.

I pyetur nëse ka mundësi që dikush të kërkojë haraç në emrin e tij pasi që dihet se e kaluara e tij është e ndërlidhur me UÇK-në dhe SHIK-un dhe se vet Vitaku ka thënë se personat që i kërkonin haraç e kanë përmendur në disa raste UÇK-në, Gashi ka thënë se ai ndjehet si njeriu më i dobët para ligjit.

“Askush nuk mund të thotë se Gashi është i fuqishëm para ligjit, ngase para ligjit njeriu më i ligë jam unë, njeriu i cili për 14 vjet jam në shërbim të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare. Është paragjykim i gjithë atyre që mendojnë se ne jemi të fuqishëm edhe para ligjit. Ky paragjykim vjen nga njerëzit që janë në kundërshtim me ligjin”, ka theksuar Gashi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here