Latif Gashi “Përmirësojeni listën e veteranëve të UÇK-së, ose unë nuk pranoj të jem pjesë e listës”

0

Deputeti i PDK-së, njëherësh gjatë luftës ish-komandant në Zonën Operative të Llapit, Latif Gashi, ka thënë se ose duhet të bëhen përmirësime në listat e veteranëve të UÇK-së, duke i hequr ata që nuk kanë qenë ushtarë, ose ai vetë do të tërhiqet dhe nuk do të pranojë që të jetë pjesë e listës. Gashi ka ftuar komandanët e UÇK-së të niveleve të ndryshme që të mblidhen dhe të shqyrtojnë punën e listave.

“Me që ka gabime apo lëshime të shumta natyrisht ka edhe pakënaqësi dhe shqetësime tek të gjithë Andaj kam propozuar që urgjentisht të thirrën në një takim zyrtar : komandantët e togjeve, kompanive, batalioneve, brigadave, njësive tjera vartëse si dhe ish anëtarët e Komandës, Nga ta të kërkojmë urgjentisht t’i bëjnë përmirësimet, heqjen nga kjo listë, personave, anëtarëve të familjeve etj, që nuk kanë qenë veteranë lufte. Bashkëluftëtarët tanë kanë pritur tani e 16 vite t’iu njihet kjo e drejtë, Është tepër e pa drejtë dhe e pa moralshme t’ua mohojmë këtë të drejtë duke i barazuar me ata që nuk ishin veteranë. Nëse nuk bëhen këto përmirësime në listën përfundimtare , unë nuk do të pranoj të jem pjesë e kësaj liste”, ka shkruar Gashi në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here