Largohet nga puna i gjithë stafi i një shkolle në Librazhd

0

Në shkollën e mesme të bashkuar në fshatin Hotolisht, në Librazhd, viti i ri shkollor ka nisur me protesta. Arsyeja është se i gjithë stafi pedagogjik i kësaj shkolle por edhe drejtori, janë larguar apo transferuar nga puna.

Ata morën këtë lajm ditën e diel, ndërsa sot, 28 mësuesit, përfshi edhe drejtorin, kanë refuzuar të braktisin institucionin e arsimit publik ku japin mësim prej vitesh.

Ditën e hënë, me nisjen e vitit të ri akademik, ata janë ngritur në protestë para shkollës. Në protestë janë bashkuar edhe vetë nxënësit e gjimnazit të fshatit, të cilët kërkojnë vijimin e këtij viti shkollor me të njëjtët mësues.

Menjëherë pas protestës së mësuesve ka ardhur edhe reagimi drejtoreshës së Zyrës Arsimore në Librazhd, Fatbardha Qatja. Ajo tha se i gjithë stafi i shkollës prej vitesh kishte probleme ne nxënësit. Madje sipas saj, nuk kanë munguar rastet e dhunës karshi këtyre fëmijëve. “Interesat e këtyre nxënësve qëndrojnë mbi interesat e mësuesve”, – tha Qatja./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here