Largimi i Listës Serbe alarmon BE-në, një përfaqësues i lartë vizitë urgjente në Serbi

0
Pas vendimit të drejtuesve shtetërorë të Serbisë që të tërheqin Listën Serbe nga Qeveria e Kosovës si reagim ndaj arrestimit të Marko Djuric të hënën, ky ka paralajmëruar nëj vizitë të rëndëishme në Beograd.

“Sot mund të vijnë përfaqësues  shumë i lartë i BE për takim me presidentit Vucic”, ka njoftuar Djuric.

Në një konferencë të përbashkët për media së bashku me drejtuesit e Listës Serbe, ai tha se është vendosur që nga Qeveria e Kosovës të tërhiqet Lista Serbe.

Drejtuesit e kësaj të fundit, në anën tjetër paralajmëruan se të mërkurën do të mblidhen kryetarët e 10 Komunave serbe në Kosovë, për të formuar në mënyrë të njëanshme, Asociacionin e Komunave Serbe.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here