Lajmi për vdekjen e Presidentit Rugova sot dhjetë vjet

0

Muhamet Hamiti, ish zëdhënës i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova ka publikuar sot lajmin e dhënë dhjetë vjetë më parë për vdekjen e presidentit të parë të Kosovës së lirë.

 

Ja cila ishte përmbajtja:

 

“Kumti për vdekjen e Presidentit Rugova sot dhjetë vjet
Agjencitë botërore shënuan e transmetuan këto fjalë të miat, të zëdhënësit të Presidentit Rugova, ditën kur ndërroi jetë, më 21 janar 2006, dhe të nesërmen:
Presidenti vdiq pak para mesditës në rezidencën e vet, i rrethuar nga familja. Luftoi me kancerin me dinjitet dhe kurajë të madhe deri në frymën e fundit… Njerëzit prej gjithë Kosove erdhën t’i bëjnë vizitën e mbramë njeriut që jetoi krenar dhe vdiq i tillë.
Në anglishte, për agjencitë AP, Reuters dhe media të tjera ndërkombëtare:
“The President died before noon [around 11:40 am local time] in his residence, surrounded by his family. He carried his battle with cancer with great dignity and courage until his last breath…”. ”People came from across Kosovo to pay a last visit to a man who lived as proudly as he died,” presidential said Muhamet Hamiti said of the crowds filing past Rugova’s residence.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here