Lajmi i parë nga KAS e lë “pa gojë” Federatën e Futbollit të Serbisë

0

Mediat serbe e kanë dhënë lajmin për vendimin e KAS-it si informatë nga Tirana dhe Federata e Futbollit Shqiptar. “KAS ia ka ndarë 3 pikë Shqipërisë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë në Beograd, ka njoftuar Federata e Futbollit të Shqipërisë në profiling zyrtar në Twitter”, ka bërë me dije Agjensia e lajmeve Tanjug. Kjo agjensi ka përkujtuar më pas rastin e ndërprerjes së ndeshjes pas incidentit “dron”, vendimin e UEFA-së në favor të Serbisë dhe ankesat që i kanë bërë mandej të dy ekipet në KAS.

“Nga Federata e Futbollit të Serbisë tani për tani nuk ka ndonjë koment për pohimet nga Shqipëria”, është theksuar në Tanjug na lajmin e postuar në ora 11:59.

Edhe B 92 ka thënë të mos ketë ndonjë koment nga Federata e Futbollit të Serbisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here