Lajmi i fundit:Sulmohet komisariati kryesor i policisë në Stamboll

0

Një sulm me armë ka ndodhur këtë të mërkure 1 prill në komisariatin qëndror rë policisë së Stambollit,një ditë pas vrasjes së dy militantëve të një partie radikaliste dhe dhe një prokurori që vdiq në orët e vona të natës pas ndërhyrjes së njësive speciale për lirimin e tij.Njëri nga dy sulmuesit është vrarë menjëherë pasi policia është ripostuar.

Në një deklaratë të guvernerit të Stambollit Vasip Sahin,thuhet se “terroristja” kishte me vete një armë dhe një bombë.bashkêpunëtori i saj është plagosur në vendin e ngjarjes por ka arritur të ikë.Një oficer policie është plagosur.

Për momentin askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit.Supozohet se pas kësaj mund të qëndrojë një Parti marksiste revolucionare (DHKP-C) e cila ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm dhe ka deklaruar se do t’i sulmoj komisariatet e policisë në Turqi,-raporton gazeta turke Hurryet Daily News dhe përcjellë gazeta franceze Le monde.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here