Lajmi i fundit:Shpërthim në Roterdam të Holandës,shumë të plagosur

0

Një shpërthim ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në Roterdam të Holandës.Mësohet për 12 të plagosur,dy nga ta në gjendje të rëndë.Të plagosurit janë transferuar nëpër spitalet më të afërta të regjionit.Sipas njoftimeve të para supozohet që origjina e këtij shpërthimi mund të jetë një bombon gazi i shpërthyer në një nga apartamentet në qendrën e qytetit Roterdam.Si pasojë e këtij shpërthimi një pjesë e popullsisë së lagjes u detyrua të evakuohet për në drejtime tjera.Sipas burimeve në vendin e ngjarjes banorët e evakuar nuk kanë arritur që të kthehen deri  në orët e vona të mbrëmjes shkaku i pasojave të mundëshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here