Lajmi i fundit nga Kumanova:Policia fillon tërheqjen e makinerisë së rëndë

0

Sipas njoftimeve më të reja nga Kumanova,policia ka nisur ta tërheq makinerinë e rëndë të cilën dje dhe sot e përdori në luftimet kundër grupit të UÇK-së,organizatë që e mori edhe përgjegjësinë e konfrontimeve me policinë dhe ushtrinë maqedonase.Sipas njoftimeve të Alsat M,dy nga makineritë e rënda janë larguar të dëmtuara dhe njëra nga to e shpuar tërësisht nga plumbat.Sipas reporterit në vendin e ngjarjes,kjo tërheqje si nga banorët ashtu edhe nga institucionet tjera mirret si një qetësim i situatës.

Nga dëshmitë e banorëve mësohet se rrugët janë të bllokuara nga forcat policore,ndërsa nga shtëpitë e djegura vazhdon të dal ende tymi,gëzhojat e plumbave nëpër rrugë.

Prokuroria njofton se ka ngritur aktakuzë për cënim të rendit kushtetues të Maqedonisë për disa nga të arrestuarit.Të arrestuarit e grupit të armatosur janë dërguar në Gjykatën Themelore dhe aktualisht po mirren në pyetje nga prokurori dhe gjykatësi hetues./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here