Lajmëron rrejshëm policinë për sulm nga fajdegjinjtë

0

Në Prishtinë është arrestuar një qytetar shqiptar pasi që ai e ka lajmëruar rrejshëm policinë se nga 15 persona në një lokal ka marrë para me fajde ndërsa tani është i kanosur nga ata. Policia e Kosovës ka bërë me dije sot se pas hetimeve të zhvilluara dhe kontrolleve në terren njësiti policor nuk ka hasur në personat e raportuar. Në bazë të deklaratave është konstatuar se qytetarri raportimin e ka bërë të rremë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në burg por nuk është bërë me dije rreth motivit që e ka dërguar qytetarin në lajmërim të rremë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here