Lajmërohet Thaçi, i dënon veprimet e opozitës

0

Zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka reaguar për protestën e sotme.

“Dhuna e sotme e përsëritur nga partitë opozitare është mesazhi më i keq i mundshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kjo dhunë është cenim i rendit kushtetues e ligjor. Është cenim i procesit për liberalizimin e vizave, goditje e re për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për zhvillimin ekonomik dhe për ardhjen e investitorëve të huaj.

Dhuna e përsëritur sot është atak edhe i mbështetjes së partnerëve të Kosovës: SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s.

Kjo dhunë opozitare entuziazmon kundërshtarët e konsolidimit të shtetit të Kosovës. HTH”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here