Laç, video : Ja si i arrestoi policia dy vëllezërit në kërkim Video

0

Janë këto pamjet e operacionit të arrestimit në rrugën nacionale Laç-Patok të dy vëllezërit Hato nga fshati Kikar i Shkodrës, shpallur në kërkim nga policia e shtetit.

Operacioni blic i policisë ka zgjatur 2 minuta duke arrestuar Eljon Haton në kërkim për veprën penale të vrasjes e plagosjes së rëndë me dashe dhe Elkjer Haton të dënuar për armëmbajtje pa leje. Automjeti që shihni në pamje me targa AA 005 AB është përdorur nga vëllezërit Hato gjatë udhëtimit të tyre nga Shkodra drejt Patokut, ndërsa sipas policisë ka qenë një informacion në rrugë operative që ka sinjalizuar për lëvizjen e personave në kërkim dhe menjëherë është planifikuar operacioni.

Janë këto momentet e prangosjes së të rinjve, ndërsa mësohet se pas kontrollit të ushtruar dhe në automjet atyre nuk u është gjetur armë apo sende të ndaluara.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here