Labi së shpejti hap partinë e tij politike

0

Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri – Labi, ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Pak-Pas’ që transmetohet gjatë vikendeve në Radio Dukagjini, ku ka shpalosur planet e tij më të reja politike.
Gjatë bisedës më moderatoren Donika Hyseni, ai ka treguar se për një kohë shumë të shkurtër, do të krijojë një subjekt të ri politik. Në pyetjen se a do të kenë mundësi adhuruesit e tij ta shohin atë të involvuar së shpejti në politikë, ai e ka pohuar një gjë të tillë. “Po, ne të gjithë jemi pjesë e politikës dhe të gjithë kontribuojmë në mënyra të ndryshme për vendin tonë. Unë shumë shpejt do të krijoj një subjekt të ri politik, ku për më shumë detaje, qytetarët e Republikës së Kosovës do të informohen me kohë”, ka thënë për Radio Dukagjinin, këngëtari Labinot Tahiri. Labi gjatë këtij emisioni poashtu ka treguar se për momentin nuk ka motiv për të lansuar ndonjë këngë të re, pasi shumë qytetarë po vuajnë nga varfëria andaj ai ka shprehur interesim dhe gatishmëri duke iu ndihmuar atyre në forma të ndryshme. Së fundmi, këngëtari Labinot Tahiri ka arritur të mbledhë 10 mijë euro për Bleonin, një djalë i vogël nga Ferizaj, i cili ka nevojë për shërim jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here