Labi do statujë të Nexhmije Pagarushës në Prishtinë e të Bill Klintonit në Ferizaj

0

Këngëtari Labinot Tahri i njohur si Labi po e do një statujë të Nexhmije Pagarushës në Prishtinë si dhe një të Bill Klintonit në Ferizaj. Kështu ka treguar ai në një postim në rrjetet sociale. Këto dyja kanë qenë nga dëshirat e tij.

“DËSHIRAT PËR 2016!
Dhe Plani për 2016!

Dy dëshira të mëdha pres të më realizohen me mbështetjen tuaj të dashur bashkëkombas kah do që jeni e që nuk më braktiset asnjeherë….!

E para është se unë dua së bashku me ju të nderuar qytetarë të shtrejtë, t’ia ndërtoj një STATUJË, Mbretëreshês së artit dhe kultures Shqiptare,
‘ NEXHMIE PAGARUSHA!

Dua ta shoh ARTISTJA E MADHE E KOMBIT, deri sa është e gjallë, për hir të asaj se ne shqiptarët me të gjenim mburrje në Botën perendimore!
Dua t’i tregoj Botës se dhe ne dimë deri sa janë të gjallë artistet tanë ti nderojmë në nivelin më të lart popullor.

Nexhmie Pagarushen e dua në Kryeqytetin e Prishtines!

Vepra e dytë është: Statujen e Presidentit BILL CLINTON , në qytetin tim Ferizaj!
Pse në Ferizaj, sepse qyteti im ishte kur nje President Amerikan zbriti per heren e parë në këtë qytet.!

Ju lutem shpresoj se do gjej përkrahje sepse mungojnë këto dy figura të mëdhaja në këto dy qytete!

Nexhmia- Arti i Nivelit të lart Kombëtar.
Bill Clintot-Pëllumbi i paqës dhe i Lirisjelljes për shqiptarët e Kosovës.

Kultura jonë dhe Liria nga SHBA duhet të jenë të lidhur pêrjetsisht të pa shuara për kombin dhe atdheun tonë.

Me respekt, dhe me shpresë në përkrahjen ndaj këtyre veprave, LABINOT tahiri!

Ferizaj Kosove e Shqiperise.!”, ka shkruar Labi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here