Ky peshkatar zuri një krap 34 kilogramësh

0

Kultivuesi i peshkut Wayne, Mansford ka kapur peshkun më të madh në Britaninë e Madhe.

Wayne Mansford e zuri krapin që ai e quan “përbindësh” që peshonte 34 kilogramë, më i rëndë se rekordi ekzistues, shkruan Daily Mail, transmeton Express.

Për shkak se peshku është një lloj i importuar nga vendet tjera që u fut në një liqen shumë vite më parë me peshë 6 kilogramë, disa anglezë mendojnë se nuk është një peshk britanik.

Zotëri Mansford tha se çdo keqbërës është thjesht xheloz për arritjen e tij. Sidoqoftë, ai ende nuk është i sigurt nëse do të luftojë për një rekord botëror. Ai tha: “Unë tashmë kam marrë shumë reagime negative nga disa njerëz, mund të jetë një rekord britanik, por thjesht nuk e di nëse dua t’i kaloj të gjitha polemikat dhe të jem sqarues për të gjithë njerëzit.”

Z. Mansford e kapi krapin,me nofkën “Marshall” në Holme Fen Fishery në Cambridgeshire. Peshkatari, i cili e ka përfaqësuar Anglinë në këtë sport, e joshi peshkun duke përdorur një topth dhe karrem të misrit.

Kultivuesit e peshkut në Britaninë e Madhe kujdesen për peshqit çdo ditë dhe i ushqejnë ata me ushqime natyrore, pa diçka shtesë që mund të jetë e dëmshme për ta.

Rekordi aktual britanik për një krap mbahet nga Dean Fletcheri, i cili kapi një peshk me peshë 30 kilogramë në Berkshire në vitin 2016.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here