Ky ishte shtetasi turk që u vra në Elbasan

0

Në atentatin me 3 viktima që ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë rreth rrotullimit të Bradasheshit në Elbasani, mbeti i vdekur edhe një 51-vjeçar turk, i identifikuar si Erdal Durunay.

Ai kishte hyrë vetëm pak ditë më parë në Shqipëri dhe mendohet të jetë i afërm i bashkëshortes së një prej dy viktimave nga Elbasani, Endrit Alibejt ose Arben Dylgjerit.



Shtetasi turk udhëtonte së bashku me dy elbasanasit me automjetin tip “Range Rover” në drejtim të të cilit u qëllua plot 20 herë me breshëri kallashnikovi.

Shqiptarët Alibej dhe Dylgjeri humbën jetën në vend, ndërsa Durunay ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Elbasanit për shkak të plagëve të rënda.



 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here