Ky ishte shqiptari që vdiq në Alpet franceze (FOTO)

0

Një 21-vjeçar shqiptar është njëri nga pesë viktimat që humbën jetën nga orteku në Alpet francezemë 18 janar.

Denis Halili, 21 vjeç është nga Dibra. Ai ishte bërë pjesë e një kampi legjionarësh të huaj që stërviten për llogari të ushtrisë franceze.  Humbjen e djalit e konfirmoi për gazetën “Tema” familja e Denisit, si dhe ambasada shqiptare në Francë. Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare bëjnë me dije se tashmë kanë nisur proceduarat për kthimin e trupit të të riut në vendlindjen e tij.

Ndërsa Ministria franceze e Mbrojtjes e kujton Denisin si një njeri që kishte një sjellje shembullore ushtarake dhe mjaft entuziast në ushtrimin e profesionit të tij.

“Pas mbërritjes së tij në regjiment, ai demonstroi një sjellje shembullore ushtarake dhe nisi trajnimet në luftime. Ishte dinamik dhe entuziast në ushtrimin e profesionit të tij”, shkruan në faqen zyrtare Ministria e Mbrojtjes.

Nga ekipet e shpëtimit u gjenden 14 ushtarë, 8 prej të cilëve ishin plagosur sipas zyrtarëve francezë. Sipas medieve franceze, ata ishin pjesë e një grupi prej 50 ushtarësh të cilët po bënin ski në afërsi të qendrës së skive në Valfrez.

Viktimat e tjera të moshës 21-23 vjeç janë: një francez, një italian, një moldav dhe nga Nepali. Denis Halili, lindur në Dibër, iu bashkua radhëve në Legjionin të Huaj gjashtë muaj më parë.

“Denis Halili nënshkroi një kontratë 5-vjeçare më 17 qershor 2015 dhe bëri trajnimin e tij fillestar në Regjimentin e 4-t të Jashtëm në Castelnaudary, ku u dallua për profesionalizmin e tij. Ai zgjodhi për t’iu bashkuar Regjimentit të 2-të të Huaj të trupave xheniere në Saint Christol, 29 tetor 2015. Denisi ishte i ri, dhe ende nuk kishte krijuar një familje”, thuhet në deklaratën e Ministrisë franceze të Mbrojtjes.

Në foton e mëposhtme shihen Denis Halili dhe 4 ushtarët e tjerë që humbën jetën

ata

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here