Ky gjermani me plis në kokë ndihmoi ndërtimin e shtëpisë së shqiptarit

0

Me plis të bardhë në kokë, gjermani Gerhardt Gott ka befasuar të gjithë shqiptarët duke kënduar këngën ‘Xhamadani’ në shtëpinë e një familjeje shqiptare.

Ai bashkë me hoxhën Elvis Naçi uruan një familje shqiptare për ndërtimin e shtëpisë, shtëpi kjo që u ndihmua nga organizata e Gerhardt Gott.

Mjaftoi që Elvisi vetëm t’ia përmendte xhamadanin dhe Gerhardt të niste këndimin e saj me kitarën e tij të vogël, transmeton Gazeta Express.

Videoja e publikuar në Facebook është bërë shpejtë virale, duke marrë shumë komente dhe reagime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here