Ky fëmijë sot është president shteti, por cili është…?

0

Ai veç suksesit të tanishëm si politikan ka qenë edhe i preferuari i vajzave të klasës.

E përshkruajnë si fëmijë kavalier. “Shpeshherë, shumë vajza kishin dëshirë të uleshin me mua në bankë, edhe në 8-vjeçare”, ka treguar ai para disa vitesh në një intervistë për“Tirana Observer”. Pra bëhet fjalë për presidentin aktual të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në atë kohë Nishani sapo ishte zgjedhur ministër i Brendshëm. Rrëfim të cilin “Tirana Observer” e boton sot me shkurtime.

“Suksesi” i tij në shkollë kishte filluar që në ditën e parë të shkollës. “Kam hipur në karrige dhe kam recituar, por nuk e mbaj mend vjershën”, deklaronte Nishani ndërsa i kthehej kujtimeve të fëmijërisë. Nga prindërit cilësohej si djalë i mbarë, pak i ledhatuar se ishte fëmija i parë, por që nuk para sillte sherre në shtëpi. Por fakti që s’i sillte në shtëpi, nuk do të thotë se ishte larg tyre kur ishte jashtë. “Mbaj mend që në lagje ishim të ndarë në disa grupe çunash, ziheshim shumë me njëri-tjetrin dhe më është çarë disa herë koka nga gurët e shokëve. Për këtë kam goxha shenja në kokë”, ka deklaruar Nishani duke shpjeguar se ato ishin lojëra që ktheheshin në grindje.

tash

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here