Ky është Samsung Galaxy S6

0

Lideri botërorë i smartfonëve,që e ndjen veten të rrezikuar që nga dalja e Iphone 6,të dielën në Barcelonë të Spanjës promovoi modelin më të ri Galaxy S6 dhe binjakun e tij Galaxy S6 Edge.”Ne e kemi disajnin më të mirë,procesorin më të shpejt,kamerën më të sofistifikuar…,dhe fundja është smartfoni më komplet në tregun aktual botërorë”-tha në hapje JK Shin,pronari i sektorit të telefonisë Samsung,gjatë kongresit botërorë të telefonisë.Sipas Shin,fjala është për një model të ri dhe i bukur që asnjëherë nuk është prodhuar nga gjiganti i telefonisë Samsung.Sipas analitikëve të telefonisë mobile një prezantim i tillë siç e bëri Shin edhe është pritur që të bëhet sepse mësohet që Samsungi ka rënë në tregun botërorë nga 34 % në fillim të vitit 2014 në 20 % në tremujorin e fundit 2014-2015,e kjo është si rezultat i avancimit të kundërshtarit të tij amerikan Apple.Vendimi për të nxjerrë një smartfone me një ekran më të madh se zakonisht “flag ship” është një përgjigje e daljes së modelit Iphone 6Plus,i cili pati një sukses të madh që nga dalja e tij para 6 muajve.Ndër të tjera sa u përket performancave mësohet se Samsung Galaxy S6 do të ketë një karikim të baterisë 2 herë më të shpejt se Iphone 6 dhe parashihet nxjerrja e modelit të ri mbushës pa tel,një opcion që po diskutohet në kohët e fundit në tregun e telefonisë si një  avansim i teknologjisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here