Ky është polici që rrahu eprorin e tij në komisariatin e Shkodrës

0

Besnik Demushi është polici i komisariatit të Shkodrës i cili u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj eprorit të tij Behar Kraja.

“Shekulli” sjell fotografinë e 35-vjeçarit, i cili mban në brez një  pistoletë revolver me mulli që ngjason me armët që përdoren në filmat Western të Hollivudit.

Arrestimi i tij u bë pasi Demushi në ambientet e komisariatit të policisë Shkodër pas një konflikti të çastit ka goditur me grushte punonjësin e policisë 36-vjeçarin Behar Kraja.

Lidhur me rastin, materialet në ngarkim të Besnik Demushit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Dëmtime të tjera me dashje”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here