Ky është gjyqtari i parë nga Kosova në Lojërat Evropiane Olimpike “Baku 2015”

0

Republika e Kosovës për herë të parë merr pjesë në Lojërat Evropiane Olipmike “Baku 2015”. Ajo çfarë e bënë këtë përfaqësim akoma më të rëndësishëm është që përveç sportistëve Kosova merr pjesë  edhe më një  gjyqtar profesionist të ping pongut.  Ai është Jeton Beqiri, i cili ka ndarë drejtësinë dje më 15 Qershor në finalen e Lojërave Olimpike Evropiane ekipore të femrave në ping pong në mes të Gjermanisë dhe Holandës. Këtë ndeshje z. Beqiri e ka referuar  bashkë me gjyqtarin anglez z. Thomas Purcell.

Gjyqtari Jetoni Beqiri  shprehet shumë i kënaqur që ka një rol kaq të rëndësishëm në Baku. Ai tregon se “Baku është shembull i organizimit profesional të lojërave evropiane dhe mundësi e mirë e promovimit të sportit në Evropë, e ndaras kësaj Baku është po ashtu mundësi e mirë edhe për  ndërlidhjen mes kulturave dhe popujve.”

Për më tepër Jetoni është i pari shqiptar që ka referuar edhe finale të tjera ndërkombëtare në ping pong duke përfshirë:  gjashtë  Kampionate Evropiane, gjashtë Kampionate Botërore si dhe Kupën e Botës së ping pongut të mbajtur në Tokyo më 2014.

Jeton Beqiri vjen nga Ferizaj, është i martuar dhe ka dy fëmijë, aktualisht jeton dhe vepron në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here