Ky është Fatlumi, djali i dëshmorit të luftës së Kumanovës, Fatlum Vishesellës

0

fatlum-vishesella-q-euml-p-euml-r-dy-muaj-do-t-euml-b-euml-hej-baba-u-vet-euml-vra-n-euml-kumanov-euml_hd

Luftëtari i lirisë Fatlum Vishesella u vra në maj të vitit të kaluar në Kumanovë, duke patur për ideal t’i bëjë shqiptarët e trojeve etnike fatlum. Derisa ky ideal vazhdon nga shqiptarët idealist, në familjen e Fatlumit dëshmor ka lindur e po rritet edhe një Fatlum, pikërisht djali i dëshmorit, përmes të cilit vazhdon përtrirja dhe përjetësimi i idealit të Fatlumëve që shqiptarët t’i bëjnë fatlum.

“Ky është djali i Fatlum Vishesellës i cili ka rënë dëshmor në Kumanovë …..pasi që ka rënë Dëshmorë ka lind prap një Fatlum tjetër, respekt për Çlirimtarët.

Respekte për Familjen Vishesella.” është shkruar në legjendën e kësaj fotografie, të publikuar në rrjetet sociale nga “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Fatlum Vishesella, 32 vjeçar, nga Rufci i Ri i Lipjanit, është njëri nga 10 dëshmorët më të rinjë që ranë në betejën e “Lagjës së Trimave” në Kumanovë në maj të vitit të kaluar.

Familjarët e Fatlumit ishin shprehur krenar që ai e ka humbur jetën për çlirimin e trojeve shqiptare.

“Shumëkush po vjen në vizitë, kjo edhe na bën krenar. Zotit shyqyr që Fatlumi nuk ka vdekë në Siri, por ka vdekë për vendin e vet. Shumë shqiptar konsiderojnë që Kumanova është pjesë shqiptare”, kishin thënë familjarë të tij për mediat kosovare.

Ata kishin theksuar se Fatlum Vishesella, i vrarë më 9 maj në Kumanovë, ka rënë për çlirimin e trojeve shqiptare.

“Fatlumi nuk ka vdekur për parti. Ai ideal e ka pas bashkimin kombëtarë. Ai ka rënë për liri qysh i ka hije një dëshmori. Ai ka luftuar për çlirimin e trojeve shqiptare”.

Fatlum Vishesella iu kishte bashkuar radhëve të UÇK-së që në moshën 16 vjeçare. Ai ka marrë pjesë edhe në luftën e Luginës së Preshevës, si dhe në atë të Maqedonisë në vitin 2001.

Ai kishte lënë pas vetës gruan e cila ishte shtatzënë dhe ka lindur djalin që është në foton me këtë tekst, sy muaj pas rënjes së dëshmorit.

Të gjitha mediat me rastin e rënjes së dëshmorit Fatlum Vishesella e kishin theksuar se ai për dy muaj do të bëhej baba.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here