Ky është djali që u vra mizorisht në Belgjikë

0

Policia belge ka arritur që të hedhë dritë mbi identitetin e personit që u gjet i masakruar në 9 qershor në Belgjikë. Behet fjalë për nje 22 vjeçar, i cili ishte student në vitin e parë të Universitetit Libre në Bruksel, ku studionte për Drejtësi.

Trupi i pajetë, pa kokë, krahë dhe këmbë, i gjetur në 9 qershor në Belgjikë, i përket studentit shqiptar Xhuliano. B, 22 vjeç. Ende nuk dihet shkaku dhe rrethanat e vdekjes, por ekspertët thanë se 22-vjeçari ishte skeduar më parë për rrahje dhe trafik kanabisi.

Kanë qënë punëtorët e Komunës Jette, atë të cilët në orën 11:55 të së martës, në datën 9 qershor 2015, bënë zbulimin e tmerrshëm në një pyll, në kufirin midis Jette dhe Wemmel. Punëtorët gjetën një valixhe të madhe sportive, e cila kishte brenda një bust njeriu, të cilit i mungonte koka, parakrahët dhe një pjesë e këmbëve. Punëtorët kanë qënë duke pastruar mbetjet e një ndërtimi prej druri që po bëhej në atë zonë, në momentin kur gjetën valixhen sportive. /albeu.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here