UEFA Champions League e ka publikuar topin zyrtar që do të përdoret për fazat eliminatore të garës.

Ndeshjet e fazës së 1/8 e finales do të fillojnë nga 12 shkurti, dhe do të përfundojnë më 13 mars, shkruan Gazeta Express.

Topi i prodhuar nga kompania Adidas që do të përdoret për fazat eliminatore është i përbërë nga yjet me ngjyrë të bardhë, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar nga ngjyrat e zjarrit, të kuqe, të portokalltë dhe të verdhë.

Përveç topit, në këtë fazë risi do të jetë edhe përdorimi i VAR-it. Vendimi u mor që të përdoret VAR-i, pasi në fazën e Grupeve kishte disa incidente.

Mungesa e VAR-it në Ligën e Kampionëve u vërejt më së shumti pas penalltisë së akorduar në ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Shakhtar Donetskit, kur gjyqtari e dha një penallti për anglezët pasi që Raheem Sterling u pengua në barin e fushës dhe u rrëzua.

Image associée


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here