Ky 8 vjeçar mund të jetë fansi më simpatik i Hillary Clintonit

0

fayde-6

fayde-9

fayde-1

fayde-7

Quhet Fayde dhe është 8 vjeçar. Është nga Marion-Iowa. Ai i pëlqen gjërat që zakonisht i pëlqen një 8 vjeçar, si: Star Wars, petullat, çipsat, çokollatat … dhe fushatën për kandidatin e tij të preferuar nga Partia Demokratike, Hillary Clinton.

Fayde ka qenë afër Hillarit në disa nga momentet e saj më të rëndësishme të fushatës në Iowa. Ata së pari u takuan në ngjarjen e saj Dita e Punës në Cedar Rapids, dhe sipas nënës së Fayde ata u bënë miq shumë shpejtë, raportohet në faqen e Hillary Clinton në internet, përcjellë portali ONLINE.

“Unë nuk mund të besoja se im bir 7-vjeçar atëherë po qëndronte me Hillarin, duke lëkundur krahun e saj, varur mbi të. Ai nuk e bënë atë me të huajt. Unë po mendoja dhe e pyesja veten, “çfarë jeni duke menduar ?! Kjo është Hillary Clinton! ”

Fayde e përshëndet cdo debat të Hillarit. Ai përcjellë çdo tubim të fushatës së kandidates demokrate në Iowa, edhe atëherë kur i duhet ta humbasë mësimin. Dhe pas tubimeve i thotë asaj se ka bërë punë të madhe për të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here