Kuvendi zgjedhor i partisë FJALA zgjedhë kryetarin e saj

0
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi është zgjedhur sot kryetar i partisë FJALA për katër vitet e ardhshme.
Në Kuvendin e parë zgjedhor të mbajtur nga kjo parti, kryetari i sapozgjedhur i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, në fjalimin e tij para delegatëve ka konfirmuar qëndrimin e tij dhe subjektit politik që ai drejton se, do të punojnë dhe angazhohen fuqishëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjithashtu ai ka premtuar se do të angazhohet edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Kelmendi ka thënë se ndjehet krenar që në këtë rrugë ka bashkë me veti një strukturë të pasur intelektualësh dhe profesionistësh nga të dy gjinitë të cilët janë të gatshëm me profesionalizmin dhe ndershmërinë e tyre të jenë në shërbim të shtetit të Kosovës.
Ai ka thënë se duhet të bashkohemi në luftën kundër terrorizmit i cili nuk njeh fe, komb, ngjyrë dhe gjuhë dhe i cili rrezikon jetën e qytetarëve. “Do ta mbrojmë fuqishëm tolerancën ndërfetare të cilën populli ynë e ka kultivuar me shekuj dhe nuk do të lejojmë asnjë individ apo grup të rrezikoj këtë harmoni ndërfetare”, ka deklaruar Kelmendi.
Kuvendi zgjedhor i partisë FJALA miratoi statutin cili rregullon çështjen e zgjedhjes së Kryesisë së re dhe programin e kësaj partie.
Partia FJALA është një nga partitë më të reja në Kosovë e regjistruar nga KQZ-ja më 12 qershor.Është parti e djathtë konservatore ndërsa Gëzim Kelmendi është njëri nga themeluesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here