Kuvendi u thotë PO rekomandimeve për RTK-në

0

Në vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të filluar më 26 mars, Kuvendi i ka votuar rekomandimet nga debati parlamentar për punën dhe funksionimin e Radiotelevizionit të Kosovës.
Propozim-rekomandimet e harmonizuara nga grupet parlamentare, i ka prezantuar Shqipe Pantina.
Me këtë rast, deputetët i kanë miratuar këto rekomandime:
1. Kuvendi i Republikës së Kosovës i rekomandon Auditorit të Përgjithshëm që të bëjë një auditim të detajuar rreth menaxhimit financiar të RTK-së.
2. Së bashku me shqyrtimin e raportit vjetor të RTK-së, të shqyrtohet edhe raporti i përfomancës dhe raportet financiare të RTK-së, të hartuara nga Auditori i Përgjithshëm.
Pas shqyrtimit të raportit dhe bazuar në të gjeturat e tij Kuvendi do t’i ndërmarrë vendimet siç përcaktohen me ligjet në fuqi, duke mos përjashtuar edhe krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për RTK-në.
3. Të zbatohet ligji për RTK-në për përfaqësimin e programit për komunitetet joshumicë, joserbe.
4. Kuvendi i Republikës së Kosovës, si organ themelues i RTK-së, i kërkon bordit të RTK-së, si organi më i lartë mbikëqyrës që urgjentisht të adresojë të gjitha problemet e ngritura në Kuvendin e Kosovës.
Bordi i RTK-së, në veçanti duhet të shqyrtojë largimin nga puna të kryetarit dhe nënkryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore, e për këtë ta njoftojë Kuvendin deri më 15 prill 2015.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here