Kuvendi, seancë solemne në nderim të Isa Boletinit

0

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një seancë solemne në nderim të heroit kombëtar Isa Boletinit. Në seancë kanë folur kryeparlamentari Kadri Veseli, deputetët Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Glauk Konjufca, Ramush Haradinaj e Valdete Bajrami. Lista Srpska nuk ka marrë pjesë. Deputetët kosovarë e kanë cilësuar heroin Isa Boletini ndër prijësit më në zë të qetave liridashëse shqiptare. Vepra e Boletinit u vlerësua e jashtëzakonshme dhe e pavdekshme. Lista serbe në bojkotim të seancës e ka quajt provokim ndaj bashkësisë serbe varrimin e heroit kombëtar shqiptar në Boletin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here