Kuvendi Qendror i PD-së, më 7 qershor

0
Partia e Drejtësisë ka mbajtur të dielën mbledhjen e Këshillit Drejtues, me ç’rast ka miratuar ndryshimet statutore. Në mbledhje është raportuar edhe për procesin zgjedhor që po zhvillohet në degët e PD-së, ndërsa 7 qershori u caktua data e mbajtjes së kuvendit qendror, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe organet tjera drejtuese.

Partia e Drejtësisë, në dhjetor të vitit të kaluar ka nisur procesin e brendshëm zgjedhor dhe deri më tani janë mbajtur 23 kuvende zgjedhore. Deri javën e ardhshme pritet të mbahen edhe dy sosh, për të përmbyllur kështu procesin e brendshëm zgjedhor.

Kryetari i PD-së Ferid Agani, procesin e brendshëm zgjedhor e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm, demokratik dhe transparent. Ai ka shprehur bindjen se pas 7 qershorit, kur pritet të mbahet kuvendi qendror, PD-ja do të dal edhe më e konsoliduar dhe më e organizuar.

Merret vesh se deri më tani kandidaturën për kryetar të PD-së, e ka paraqitur vetëm kryetari aktual, Ferid Agani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here