Kuvendi miraton rezolutën kundër migrimit ilegal

0

Në mbledhjen e plenare të pasdites të gjitha grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, me disa sugjerime, përkrahen njëzëri Projektrezolutën AAK-së kushtuar ndalimit të imigrimit ilegal.

Me 69 vota për, 2 kundër si dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës.

Të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë mbështetur krijimin e një rezolute për migrimin ilegal.

“Grupi Parlamentar i PDK-së ka marrë pjesë aktive në debat. Të gjitha institucionet e vendit duhet të merren me këtë çështje”, ka deklaruar deputeti, Elmi Reçica.

Ndërsa për LDK-në rekomandimet janë harmonizuar.

“Shprehim shqetësimin për ato që po ndodhë, kjo dhimbje duhet të ndalet. Ne si Grup Parlamentar i mbështesim këto rekomandime”, ka thënë Ismet Beqiri.

Po ashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur rezolutën për migrimin.

Në emër të këtij subjekti, deputetja Albulena Haxhiu ka deklaruar se kjo është një çështje urgjente që duhet të zgjidhet.

Mbështetje i ka dhënë edhe Grupi parlamentari i Nismës për Kosovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here