Kuvendi me Rezolutë kërkon lirimin pa asnjë kusht të Haradinajt

0

Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e planifikuar të fillojë sot në orën 10:00, sipas rendit të ditës të propozuar nga Kryesia e Kuvendit, është ndërprerë që në fillim, duke i hapur rrugës mbajtjes së një seance të jashtëzakonshme, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të AAK-së dhe miratimit të saj nga shumica e deputetëve të Kuvendit, lidhur me ndalimin e deputetit të Kuvendit, njëherësh kryetar i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Pas debatit ku është gjykuar ashpër sjellja e shtetit të Sllovenisë ndaj deputetit Ramush Haraduinaj , Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe një rezolutë me 3 pika që është propozuar nga GP i AAK-së.

 

Më poshtë mund ta lexoni përmbajtjen e Rezolutës e cila mori 65 vota pro dhe 8 abstenime.

 

R E Z O L U T Ë

  1. Qeveria dhe Presidentja e Kosovës urgjentisht të kërkojnë nga autoritetet sllovene, që ish-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës dhe Kryetarit të AAK-së, tani deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Ramush Haradinaj, pa asnjë kusht dhe menjëherë t’i kthehet pasaporta diplomatike dhe t’i lejohet kthimi në Kosovë;
  2. Qeveria e Kosovës të kërkojë urgjentisht nga Brukseli pastrimin e menjëhershëm të listave, respektivisht të fletarrestimeve të lëshuara nga Serbia për ish-ushtarët e UÇK-së;
  3. Drejtimin i notës së protestës shtetit slloven nga institucionet e Kosovës

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here