Kuvendi i Kosovës votoi pro Rezulutës për procesin e dialogut

0

Një projekt-rezolutë e bërë nga Partia Socialedemokratike dhe NISMA Socialdemokrate ka marr votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nga 61 sa ishin në sallë, 59 votuar PËR dhe dy abstenime.

Në këtë projekt-rezolutë thuhet se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në: Njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces. Anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO.

Ky dokumentacion e përkufizon se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri unitar i Kosovës, janë të pacenueshme dhe të patjetërsueshme.

Kështu, Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj nga NISMA do të jenë bashkëkryesues të dialogut, ndërsa anëtarë janë; Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga kabineti qeveritar, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Jagxhillar nga 6+, Dardan Gashi zëvendëskryeministër, një përfaqësues i shoqërisë civile emrin e të cilit do e tregohet emri më vonë, dy vendet e hapura për LDK-në dhe Vetëvendosjen do zëvendësohen momentalisht nga Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here